6 pengjet e të dënuarit shqiptarë Alket Rizai në burgun Maladrinos të Greqisë po kalojnë minuta tmerri. Rizai ka folur për gazetarët e mediave greke dhe ka thënë që është dënuar padrejtësisht.
“Unë kam durim dhe nuk më soset durimi. Kjo është e treta dhe e më e hidhura. Do presim fundin e kësaj pune. Gjykata ka abuzuar me mua, vendimi për burg për jetë është i padrejtë dhe nuk e meritoj. Më sillni një makinë dhe unë do t’i liroj pengjet e do largohem. Të shohim kush do dalë i fituar. Unë i kam marrë masat e mia.
“Nuk dua të filloj t’i vras ata një nga një. Unë kam asgjë me ta”, thotë Alket Rizai për pengjet e tij, duke vënë në dukje se ai ka durim dhe mund të presë.
Më pas i jep telefonin njërit prej pengjeve që të kërkojë një makinë dhe pengu pyet: “Kaq e vështirë është për të sjellë një makinë që të na lerë të lirë?”- shkruan BalkanWeb
Që nga ora 21:00 e mbrëmjes së kalusr ai mban peng 6 personat, të cilët kërcënon se do t’i hedhë në erë me gjysmë kg eksploziv nëse nuk e lejonë që të dalë nga burgu. Mes pengjeve mësohet se ka edhe 2 gra që janë mbylluar në qendrën ekontrollit dhe nuk ka shnjë kontakt me ta shkruan News24.
Për organizimin e pengëmarrjes nuk dihet se si A. Rizai arriti që t’i zinte në befasi policët, por mendohet që të ketë qenë gjatë orarit të ndërrimit të rojeve. Por dihet se bashkëpunëtorët nuk i kanë munguar Alketit dhe pse ka qenë nën vëzhgim dhe kontroll të rreptë. Në prill të vitit të kaluar 2 oficerë të burgut të Malandrinos u arrestuan teksa i dërgonin 210 gr heroinë, dy celularë dhe 5 karta Sim me kërkesë të tij./albeu.com/
Alket Rizai: Dua lirinë, gjykata më ka dënuar padrejtësisht