Anaidi zbulon sekretin e parë, por dominohet nga Arsimi deri në fund të BB6


Në studio është ftuar edhe psikologia Jorida Rustemi e cila e pyetur nga Arbana shpjegon në mënyrë psikologjke se sa e vështirë është që një banor të jetë në Big Brother dhe për më tepër të ruajë sekretin. “Zbulimi i një sekreti, na çliron” thotë ndër të tjera Psikologia.
Pas komentit të saj jepet klipi ku shfaqen provat dhe ndihmesat që Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve gjatë provave të javës, për të zbuluar sekretin. Anaidi pas këtyre provave arrin që të shkojë në dhomën e sekreteve dhe shtyp butonin se ai e ka zbuluar sekretin e sportit dhe banorit që i përket. Këtë herë ai ka zbuluar se Elona ushtron sportin Taekwondo.
Sekreti i Elonës është zbuluar, por ajo nuk e di ende. Arbana thërret Anaidin në dhomën e rrëfimit dhe i bën atij me dije se tashmë e ka zbuluar sekretin e Elonës, por këtë gjë ai nuk mund t’ua thotë banorëve të tjerë këtë.
Pak minuta më vonë ai informohet se njëri nga banorët ka pasur misionin që të çojë në nominim të përhershëm një banor dhe Anaidi është banori i përzgjedhur.