Kështu ka deklaruar Ardian Prrenjasi në polici, për zhdukjen e Julian Çelës. I cilësuar si 'mostra e Laprakës', pas disa orësh marrje në pyetje nga policia ku ai ka dhënë detaje lidhur me rrëmbimin e 10-vjeçarit A. C, 45-vjeçari ka pranuar se e ka vrarë edhe Julianin, djalin e nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela. "E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku e kisha hedhur dhe e hodhi në karroceri. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi", citojnë mediat 45-vjeçarin të ketë thënë para efektivëve të policisë. Julian Çela u zhduk në 30 nëntor të 2012, dhe prej atëherë nuk u gjet asnjë gjurme e tij deri të dielën kur dhe shpëtimi nga kthetrat e mostrës të një tjetër viktime të tij 10-vjeçar bëri të mundur dhe zbulimin e ngjarjes së Julianit
Ja cfare ka deklaruar Mostra i Laprakes ne polici