Elona, Eldora dhe Etleva janë ulur te kolltukët në sallon, ndërsa janë duke biseduar me njëra-tjetrën. Në bisedë e sipër Elona ka vënë re që Eldora ngjan me Marselinin në mimikë dhe sidomos kur buzëqeshin të dy.
Ajo e shikon me kujdes Eldorën teksa qesh dhe bindet edhe më tepër. “Shpresoj të mos gaboj”, thotë Elona, e cila përsërit herë pas here se mendon se e ka gjetur sekretin e saj, e bindur se Eldora dhe Marselini janë motër e vëlla. “Nëse kjo gjë do te jetë e vërtetë, do të më kesh zhgënjyer pa masë”, i thotë Elona Eldorës, e cila nuk kupton asgjë rreth fjalëve të Elonës, madje qesh me të. Elona ndihet keq për çfarë ka biseduar me të rreth Marselinit, duke e gjykuar këtë të fundit për sjelljen e pahijshme në shtëpi.
“Në BBA6 ka një çift, motër e vëlla”