Tenton ta vrase duke i vene gjinjte ne goje

Gjermania Karin Hoffer është paraqitur në gjykatë me akuzën se është përpjekur që t’ia ndalë frymën të dashurit të saj me... gjinj. Andreas Koller ka thënë se gjatë marrëdhënieve kur po kryenin dashuri, e dashura e tij ia kishte tërhequr me forcë kokën mes gjinjve dhe gjatë asaj kohe ai kishte mbetur pa oksigjen. Veç kësaj, pala e akuzës ka thënë se edhe pasi Koller është liruar nga gjoksi, Hoffer është përpjekur që ta mbytë edhe me duar. “E kam dashur me gjithë zemër. Asaj nuk i nevojitet dënim me burg, por mjekim psikiatrik”, ka thënë Koller në gjykatë. Gjykatësi e ka suspenduar procesin gjyqësor, kur pala mbrojtëse ka thënë se e akuzuara ka përjetuar një traumë psikike dhe se nuk është në gjendje që ta përcjellë procesin gjyqësor. /Telegrafi